Kompania Kineze krijon kompjuterin me çmimi $150 që punon me Linux
| Kompania Kineze, YellowSheepRiver, ka prodhuar kompjuterin me
çmim $150 të quajtur Linux Municator. I tërë kompjuteri është i ndërtuar
nga komponentat Kineze. Linux Municator mund të del në shitje brenda tre
muajve të ardhshëm. Municator posedon 256 MB RAM, CPU 64 Bit të bazuar në arkitekturën MIPS. CPU-ja ka shpejtësi 400 MHz ose 600 MHz dhe, kompania pohon, është i shpejtë sa edhe Intel P3. Municator nuk është kompjuter për mbartje. Makina posedon lidhjen S-Video për t'i mundësuar përdorimin e ekranit të jashtëm, si dhe TV. Municator posedon diskun e jashtëm 40 GB të lidhur për portin USB si dhe aftësi për të përdorur ruajtje optike. Wifi dhe bateria e integruar janë gjithashtu opcione për këtë makinë. Distribucioni i Linux-it është krijuar nga vet YellowSheepRiver dhe është i bazuar në RP Linux. Sistemi operativ është i pasuruar me Firefox, Gaim, Red Office, Thunderbird dhe Mplayer. Mjedisi i përdorimit nuk është standard, pra as Gnome as KDE, por është i ndërtuar nga vet kompania dhe punon përmes menu-së së thjeshtë. Tregu i mundshëm për këtë makinë mund të jenë popullatat e lëra mbrapa në "progresin digjital", apo siq njihet "ndarja digjitale" në popullatat e botës. Tregu tjetër i mundshëm është përdorimi nëpër shkolla, spitale si dhe vende tjera ku nevojitet lidhja për internet pa harduer të shtrenjtë. | | ||||